Pioli me ide të qarta, ja kush do të jetë “xholi” i Milanit në këtë sezon

Në fund e zgjidhin “ekuilibruesit”. Ai që dallohet pak e që nuk të vjedh syrin dhe nuk i vendos derbet me dy goditje, por në momentin vendimtar thumbon. Aleksis Salmekers shënoi golin e tij të parë në Champions kundër Salcburgut, që vlejti për 1-1 në Austri. Rrugëtimi i Milanit në Europë nisi me një pikë dhe me të vetmin lojtar në formacion që nuk kishte provuar derbin nga minuta e parë, pasi trajneri kishte preferuar Mesiasin.

SALEMAKERS

REZISTENCË

Goli i parë i Salmakersit në Champions e ka fillesën larg dhe në thelb është një histori ndryshimi. Ndeshjen e parë europiane e luajti në vitin 2018, Anderleht-Fenerbahçe, 2-2, në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Përballë kishte Martin Skrtel. Në ato takime, Aleksis alternonte: pak mbrojtës krahu dhe pak anësorë ofensivë. Tani ai është specializuar për rolin e dytë. Te Milani u përpoq të luante nja dy herë si mbrojtës krahu, rol në të cilin filloi karrierën e tij, por Pioli e ka përdorur gjithmonë në treshen e mesfushës, përveç disa përjashtimeve të vogla. Belgu, punëtor dhe i apasionuar pas punës, më në fund ka rrëmbyer këtë herë syrin. Dhe e bëri në vend të Mesiasit, i cili përfundoi në stol pas një paraqitjeje të shurdhër në derbi.

SALEMAKERS 1

SEZONI

Në Champions është tjetër kompeticion. Aleksis e di. Edhe Pioli gjithashtu. “Në Europë luhet një futboll ndryshe – shpjegoi anësori pas ndeshjes me Salcburgun – por ne kemi cilësi dhe duhet të jemi të fortë edhe në këto raste”. Ndërkohë, ai gjeti golin e tij të parë europian në praninë e tij të shtatëmbëdhjetë. Goli numër gjashtë te kuqezinjtë, katër në Serinë A dhe një në Kupën e Italisë. Salmakers nuk kishte shënuar që nga 13 janari 2022, kundër Xhenoas në Kupën e Italisë. Më pas 23 ndeshje pa asnjë sinjal të qartë. Vitin e kaluar, pas fillimit të sezonit si titullar, ai humbi vendin në formacion, teksa këtë sezon ka bërë 6 paraqitje me vetëm dy si titullar. Kundër Atalantës ai shërbeu asistin fitues, më pas katër copëza ndeshjesh. Megjithatë, kurrë nuk u dorëzua. Asnjë polemikë. Pioli e di që ‘xholi’ belg është aty. Veçanërisht kur nevojitet.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×