Presing dhe densitet në mesfushë, Bajerni nuk i la asnjë shans Interit

Simone Inzagi ndryshe nga derbi, zgjodhi një formacion tjetër për Bajernin e Mynihut. Lëvizja kryesore e trajnerit ishte Xheko, për të pasuar dikë që mund të bëjë edhe mesfushorin e avancuar, duke qenë multifunksional në fazën sulmuese.

INTER-BAJERN

Bajerni i Nagelsmanit nga ana tjetër zbret në fushë pa një numër 9, por me një armatë të tërë lojtarësh ofensivë që dinë të bëjnë gjithçka, nga krijimi te shënimi.

PJESA E PARË – Skuadra mike e nis me mbajtjen e topit, duke ndryshuar shpesh frontin e lojës me Sanenë dhe Komanin, që futen brenda zonës, për të krijuar superioritet numerik. Interi detyrohet të mbrojë duke u shfaqur një skuadër tejet e shkurtër, me tri repartet brenda 30 metrash. Bajerni në fazën e mbulimit krijon shumë densitet në mesfushë dhe rrit menjëherë dozën e presingut duke mos u lënë kohë dhe mundësi Brozoviçit me shokë për të qarkulluar topin.

Për këtë arsye, kur komunikimi bëhet i pamundur, zikaltrit kërkojnë gjithmonë Xhekon me pasimin e gjatë, sidomos me Onanën. Interi kërkoi vertikalizimin, por e pësoi në pasimin e parë të gjatë të bavarezëve dhe duhet thënë edhe në pozicionimin e parë gabim të tyre. Sane i mbajtur në lojë nga D’Ambrozio nuk gaboi në atë top të ardhur nga Kimish dhe goditja fantastike nuk i la shans Onanës, që para kishte një mbrojtje që nuk e mbajti dot ritmin e gjermanit.

Por ndërsa flasim për mbrojtjen, as ajo e Bajernit nuk ishte perfekte, madje bën më shumë gabime se ç’ishte parashikuar. Kur Interi arrin të rikuperojë topin dhe ta zhvendosë lojën në krah, korsitë e bavarezëve, dhe sidomos ajo e majta, vuajnë. Sane e ndihmon pak Dejvisin dhe nëse lojtarët e Inzagit do të ishin më të saktë dhe më të shpejtë, atëherë mund të kishin shkaktuar dëme.

PJESA E DYTË – Në pjesën e dytë vendësit hyjnë më mirë, por gjermanët nuk konsumohen dhe qëndrojnë në pritje në gjysmëfushën e tyre, të gatshëm për të shfrytëzuar kundërsulmin. D’Ambrozio përpiqet të rrisë intensitetin në krah të djathtë, por pasi Nagelsman hedh në fushë Goreckën në vend të Sabicerit, mesfusha bavareze fitoi freskinë e duhur për të rimarrë kontrollin e lojës.

Pas 15 minutash shtytje të zikaltërve, skuadra e Nagelsmanit rinis presionin, duke parë edhe rënien fizike të kundërshtarëve e trullos prapavijën zikaltër dhe gjen golin e dytë. Zëvendësimet e vonuara të Inzagit nuk e ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes, në fund të së cilës të dyja skuadrat shfaqen të zgjatura.

Bajerni fiton në mënyrën e tij, duke marrë ndonjëherë pushim nga ofensiva, por pa qenë asnjëherë realisht në telashe. Interi, edhe pse taktikisht më i kujdesshëm, humb në sulm dhe nuk përfiton dot, duke u shfaqur i sfilitur në 30 minutat e fundit.

Arena e Lajmit


Presing dhe densitet në mesfushë, Bajerni nuk i la asnjë shans Interit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook