
Al Taawoun nuk ka arritur ta regjistrojë Nedim Bajramin për “AFC Champions League Two”. Çfarë klubi i frikësohej është bërë realitet, ndërsa bëhet fjalë për një kompeticion që për Azinë është i barabartë me Ligën e Europës në Europë.
“Panorama Sport” raportoi për këtë situatë që në fillimin e muajit shtator. Problem është kthyer Qëndrueshmëria Financiare në Arabi, që ka refuzuar kërkesën për të regjistruar Bajramin.
Futbollisti i Kombëtares ndërkohë mund të luajë në kampionat ose Kupë. Për shkak të kushteve të rrepta që duhet të kalojnë disa klube si Al-Taawoun. Bajrami humbet kështu mundësinë për të luajtur në kompeticionin aziatik.
Ka vetëm një mundësi që në të ardhmen Bajrami të përfshihet në listë. Al Taawoun duhet të bëjë ndryshime që të ketë vend për Bajramin. Të mërkurën më 16 shtator rezervohet sfida Al Nahda-Al Taawoun. Ky takim vlen për raundin e parë të “ACL Two”.
Bajrami u huazua nga Rejnxhërs për 200 mijë euro. Sa i përket transferimit mund të konkretizohet edhe për rreth 3 milionë euro të tjera.
and then