Pronari i Çelsit flet me siguri: Poter do të na bëjë një klub më të suksesshëm

Pronari i Çelsit, Tod Bohli, përshëndeti trajnerin e ri, Graham Poter, pasi firmosi kontratën në “Stamford Bridge”:

poter

 

“Jemi të emocionuar që sollëm Graham te Çelsi. Ai është një trajner i provuar dhe një inovator në Premier Ligë, i cili i përshtatet vizionit tonë për klubin. Ai jo vetëm është shumë i talentuar në fushë, por ka aftësitë të shtrihet përtej fushës, çka do ta bëjnë Çelsin një klub më të suksesshëm.

Ka pasur një ndikim të madh në klubet ku ka qenë dhe ne mezi po presim për këtë ndikim pozitiv edhe te Çelsi. Mezi po presim për ta mbështetur atë, stafin e tij dhe skuadrën në shpalosjen e potencialit të plotë në muajt dhe vitet e ardhshme”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×