Fantastik Adrion Pajaziti, mesfushori i Kombëtares realizon gol spektakolar në Conference League (VIDEO)

Adrion Pajaziti, mesfushori i ekipit përfaqësues, realizoi një super gol për Hajduk Split në turin e tretë të Conference League. Në sfidën ndaj Zalgiris, Pajaziti gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 55-të me një ekzekutim fantastik në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Me një goditje perfekte me të djathtën, Pajaziti tundi rrjetën duke u shndërruar në protagonist kryesor në suksesin 5 me 2 që ekipi i tij arriti në transfertën lituaneze.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×