Supersfida Skënderbeu-Dinamo/ Tre “ekspertë” në fushë, ia dinë hilet skuadrës korçare

Skënderbeu-Dinamo është kryendeshja e javës së dytë në Kategorinë e Parë. Në fushë do të jenë 26 tituj kampionë në Superiore, 18 të bluve dhe 8 të korçarëve. Mjafton kaq për të treguar historinë dhe vendin që këto dy skuadra kanë në futbollin shqiptar.

DINAMO

Tani e shohin veten jashtë elitës dhe sigurisht që objektivi i sezonit është për t’u kthyer së më shpejt në vendin që u takon. Skënderbeu luan para tifozëve të tij dhe ka avantazhin e fushës, por edhe për Dinamon ky nuk do të jetë një problem i madh. Ata kanë titullarë me peshë, që njohin shumë mirë stadiumin e qytetit juglindor.

Janë lojtarët me më shumë eksperiencë te blutë dhe, pa frikë, mund t’i quajmë “ekspertë” të formacionit të trajnerit Nevil Dede: Sabien Lilaj, Asjon Daja dhe Eni Imami. Në kohë të ndryshme, ata kanë veshur fanellën bardhekuqe dhe e kanë përfaqësuar atë plot dinjitet.

DINAMO 1

SABIEN LILAJ – Sabien Lilaj e njeh më mirë nga të gjithë stadiumin e Korçës, më mirë edhe se lojtarët aktualë të Skënderbeut. Mesfushori kthehet në Korçë si kapiten i Dinamos, me synimin për ta mundur ish-skuadrën e tij. Kampion i shumëfishtë me korçarët, Lilaj ka kaluar momentet më të mira të karrierës me Skënderbeun, duke shkuar dy herë në grupet e Ligës së Europës. Ai numëron 164 ndeshje në 6 sezone që ka mbajtur veshur fanellën e Skënderbeut.

Lilaj u bashkua me këtë ekip në vitin 2012 dhe qëndroi deri në 2018-ën. Ai ka shënuar 20 gola gjatë kësaj periudhe. Tani, në fund karriere, 33- vjeçari është një nga kolonat kryesore të Dinamos. Jo më kot stafi teknik i ka besuar shiritin e kapitenit. Ndeshja e së dielës do të jetë speciale për të, edhe pse në Korçë do të gjejë si fytyra të njohura ndoshta vetëm presidentin Ardjan Takaj dhe tifozët.

DINAMO

ASION DAJA – Një tjetër mesfushor me shumë përvojë që e njeh ambientin në Korçë është Asion Daja. Ai ka qenë pjesë e Skënderbeut vetëm një sezon, konkretisht në sezonin 2019-2020. Në atë kohë ishte titullar te korçarët dhe luajti 28 ndeshje me fanellën bardhekuqe. Mjaftojnë për të mësuar “sekretet” e asaj fushe. Këtë sezon, Daja është kthyer te Dinamo, skuadra e tij e parë, për të ndihmuar në rikthimin e saj në nivelin elitar të futbollit shqiptar. Për këtë objektiv duhen pikë edhe në fushën e rivalëve.

ENI IMAMI – Dhe lojtari i tretë i Dinamos i ambientuar me Korçën është mbrojtësi Eni Imami. Ai e ka veshur për gjysmë sezoni fanellën e Skënderbeut, konkretisht në sezonin 2019-2020, ku numëron 17 ndeshje si “korçar”. Më pas kaloi te Vllaznia dhe që sezonin e kaluar është pjesë e Dinamos.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Supersfida Skënderbeu-Dinamo/ Tre “ekspertë” në fushë, ia dinë hilet skuadrës korçare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook