Qëlloi me thikë bashkëmoshatarët, vetëdorëzohet në polici autori i plagosjes së trefishtë në Shkodër

Polici

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë më Shkodër. Uniformat blu bëjnë me dije se autori, 18-vjeçari Aldo Hasani është vetë-dorëzuar në polici.

Sakaq materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi:

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, ku shtetasi A. H., pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij dhe u largua, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Shkodër, janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë ushtruar kontrolle të shumta në ambiente të ndryshme, në akse rrugore dhe në lagjet e qytetit të Shkodrës.

Për shkak të presionit të Policisë dhe falë negociatave me familjarët e shtetasit A. H., u bë e mundur që rreth orës 20:00, ky shtetas të vetëdorëzohej në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Shtetasi A. H. plagosi me mjet prerës thikë, bashkëmoshatarët e tij, shtetasit K. H., E. T. dhe Xh. P.

Shtetasi Xh. P. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë, pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Qëlloi me thikë bashkëmoshatarët, vetëdorëzohet në polici autori i plagosjes së trefishtë në Shkodër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook