Bllokohet dera e gjimnazit “Ali Demi”, nxënësit brenda shkollës njoftojnë prindërit

Tensione janë shënuar te gjimnazi “Ali Demi” në Tiranë, ku studentët kanë bllokuar derën e shkollës, ndërsa nxënësit që ndodhen brenda ambienteve kanë njoftuar prindërit e tyre.

Të shqetësuar për situatën dhe faktin që fëmijët ndodhen brenda godinës, prindërit kanë mbërritur në oborrin e shkollës. Sipas raportimeve, disa prej tyre kanë shprehur pakënaqësinë ndaj protestuesve, duke i kërkuar llogari për situatën e krijuar.

Ndërkohë, studentët vijojnë thirrjet për bojkotimin e mësimit, ndërsa nxënësit e gjimnazit mbeten brenda ambienteve të shkollës.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×