“Mos gënje”, Bozdo përplaset me ekspertin e ekonomisë për Portin e Durrësit: Projekt pasurimi nëpërmjet ndërtimit. Rama e propagandon si turizëm

Open 2

Në emisionin “Open” në News24 anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Eno Bozdo komentoi projektin për Portin e Durrësit.

Mes debateve me ekspertin e ekonomisë Fatos Çoçolin, Bozdo tha se projekti i Durrësit nuk është një projekt turizmi, por një projekt ndërtimi që synon pasurimin.

Pjesë nga biseda në studio:

Çoçoli: Projekti i Durrësi rrit imazhin e vendit tonë.

Bozo: Mos gënje. Nuk është projekt turizmi, por ndërtimi. Nuk ka lidhje fare me turizmin. Atë që Rama e propagandon si turizëm është mashtrim i pastër. Është projekt pasurimi nëpërmjet ndërtimit. Ndërsa ne flasim këtu ata shesin apartamente.

Dashamir Shehi: Shumë nga këta njerëz që kanë vjedhur nuk është se do të përfundojnë të gjithë në burg. Por kjo drejtësi duhet të reagojë…por bashkësia që dënon është shumë më e vogël. Ne ia kemi deleguar drejtësisë dhe SPAK dëshirën për të pastruar shoqërinë shqiptare. Nuk është mundur. Tani me çdo krim , korrupsion do merret SPAK. SPAK të merret me ato ministra dhe me ne deputetët, dhe zyrtarë të lartë. Por ne i kemi vendosur SPAK detyra që nuk janë të SPAK, por ngaqë nuk kemi as shoqëri civile dhe as opinion publik shpesh edhe zhgënjehemi. Unë do të thoja që disa shenja duhet të jepen, jo për të nxjerrë ajzbergun, po majën e ajzbergut, ‘po’. Nëse këtu inceneratorët kanë marrë 200-300 mln dikush duhet të hyjë në burg. Skema është e hapur e dukshme, nuk duhet të jesh prokuror për të kuptuar se çfarë po ndodh këtu. Para 5 vitesh nuk do të jepte kurajë të jepte Portin e Durrësit si në kafe sepse reagimet kanë qenë me ndryshe, por sot nuk ka. Ky zotëria sa herë është ankuar thotë ‘Ju shani në anglisht Shqipërinë, jo nuk është e vërtetë. Në anglisht shajmë vetëm atë. Por ai ka shitur në anglisht të gjithë Shqipërinë”.

“Mos gënje”, Bozdo përplaset me ekspertin e ekonomisë për Portin e Durrësit: Projekt pasurimi nëpërmjet ndërtimit. Rama e propagandon si turizëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook