VIDEO/ Tritoli në Vaun e Dejës, shihni si është shkatërruar makina e kreut të PD. Në vend dhe ish-deputeti Hila

Vau I Dejes 1

Kjo është makina tip “Audi” e kreut të PD-së së Vaut të Dejës Bernard Ndreca që në orët e para të mëngjesit të sotëm shpërtheu para banesës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, në fshatin Paçram.

Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”.

Nga veprimet rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi Bernard Ndreci ka hipur në automjet, por fatmirësisht kreu i PD-së në Vaun e Dejës nuk ka pësuar dëmtime vetë.

Në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i caktuar kanë kryer veprimet hetimore, teksa ka mbërritur dhe ish-deputeti i PD-së Zef Hila, i cili kandidon më 14 maj për kryetar të bashkisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×