EKSKLUZIVE/ Goli i parë në Superiore, Bakaj komenton realizimin e Muriqit ndaj Realit: Kush kalon Edvanin shënon edhe në “Bernabeu”

Vedat Muriqi është sot lideri i përfaqësueses së Kosovës dhe mund të thuhet se ka një karrierë brilante, por pak e mbajnë mend se ai ka luajtur edhe në Shqipëri me Teutën dhe Besën e Kavajës. Dje i shënoi Realit në “Bernabeu”, çka nuk ndodh shpesh me lojtarët e trojeve tona. Majorka u mund 4-1 nga kampionët e Spanjës dhe të Europës, por Muriqi natyrisht do ta shënojë në kalendar ditën e djeshme.

edvan bakaj

Po golin e parë kujt ia ka shënuar në Shqipëri? Ka qenë data 26 tetor e vitit 2013 kur Muriqi i shënonte Laçit dhe Teuta fitonte 2-1, pikërisht me golin e kosovarit. Në portë ishte Edvan Bakaj, i cili sot është pjesë e Dinamos. Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me portierin dhe e ngacmoi pak për Muriqin. Bakaj nuk zhgënjeu me batutat: “Kush i shënon Edvanit bën gol edhe në ‘Bernabeu’”, ishte përgjigjja flakë për flakë e portierit veteran të Dinamos.

Edvan, e dini që Muriqi sot ka shënuar në “Bernabeu” kundër Realit?

Po, e di, por humbën 4-1 në mos gaboj.

Çfarë mbani mend nga Muriqi kur luante në Shqipëri?

Ishte shumë i fortë fizikisht dhe fjalëpakë. Nuk e mbaj mend shumë sepse nuk më ka lidhur puna me të. Thjesht kur e kisha kundërshtar, vëreja se ishte shumë i fortë.

Po golin e parë e dini kujt ia ka shënuar në Superiore?

Jo, nuk e di.

Jua ka shënuar juve në një ndeshje Teuta-Laçi, 2-1, dhe ai ka vulosur fitoren në minutën e 87-të. Golat e tjerë u shënuan nga Mancaku 34′ (1-0) dhe E.Veliaj 80′ (1-1). Keni qenë portier i Laçit në atë ndeshje…

VEDAT MURIQI

Ou? Shiko, shiko… Nuk e mbaj mend për Zotin. Po kjo do të thotë se kush i shënon Edvanit mund t’i bëjë gol edhe Realit në “Bernabeu”. (qesh).

A mendonit ndonjëherë se mund të mbërrinte në këto nivele?

Jo, nuk ma merrte mendja. Ishte shumë i fortë fizikisht, por ka punuar jashtëzakonisht shumë. Disiplina dhe puna të çon edhe në nivele të tilla.

Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Goli i parë në Superiore, Bakaj komenton realizimin e Muriqit ndaj Realit: Kush kalon Edvanin shënon edhe në “Bernabeu”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook