
Jetmir Kaloshi, shoferi që u arrestua në portin e Durrësit pasi në furgonin e tij u gjetën 8 armë që thuhet se destinacion kishte Britaninë, ka dalë sot para gjykatës ku GJKKO caktoi ndaj tij masën ‘arrest me burg’.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se 35-vjeçari, i akuzuar për “Trafikimi i armëve dhe i municionit, ka mohuar akuzat para togave të zeza.
Ai ka pretenduar se ishte vetëm shofer dhe nuk kishte lidhje me materialet e gjendura në furgon. “Unë do i dorëzoja në Itali dhe pastaj do kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe.”, mësohet të jetë shprehur ai. Kaloshi ka pretenduar se ishte i punësuar pranë një agjencie si shofer, ndërsa shtoi se nuk ishte në dijeni për mallrat që duhet të transportonte.
Arena e Lajmit