Vrasja e biznesmenit Bledar Birçajt në Vlorë/ Ferhati: Gjeneza vjen nga jashtë shtetit. Daci: Zbardhja e ngjarjes është e vështirë, s’kemi evidenca

800 450 1673300543xeni Ferhati 112

Emisioni “Në Shënjestër” trajtoi ngjarjen e vrasjes së biznesmenit vlonjat, Bledar Birçaj. Ky i fundit ra pre e një atentati të mirëorganizuar në 10 maj 2021 në qytetin e Vlorës, teksa ndodhej në makinë.

Gazetarët, Eni Ferhati dhe Glidona Daci, të ftuar në emision, hodhën dritë mbi vrasjen e biznesmenit Bledar Birçaj në Vlorë.

Daci tha se mundësia për zbardhjen e plotë të ngjarjes është e vështirë, pasi nuk ka evidenca. Ndërsa, Ferhati tha se gjeneza e konfliktit vjen nga jashtë shteti, teksa u shpreh skeptik për zbardhjen e ngjarjes.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Daci: Nga ana e qytetarëve në Vlorë, nuk njihej shumë Bledar Birçe. Ngjarja është rëndë pasi në automjetin e tij zbriti një efektiv. Bledar Birçe ndoshta nuk ishte i njohur në publik, në Vlorë njihej për lidhjet me personat me rekorde kriminale.

Ferhati: Oficeri i policisë nuk ka dhënë informacion, por dëshmi shteruese. Ka munguar duke parë agresivitetin e dy autorëve që kanë qëlluar me breshëri. Të gjithë personazhet e botës së krimit, shkojnë deri në Amerikën e Jugut. Kjo tregon për inkriminim e strukturave ligjore. Besoj se do mbetet një dosje e pazbardhur. Mund të mos kemi të bëjmë me autorë profesionistë, pasi ai ka prekur fillimin e armës së zjarrit.

Ka kaluar një kohë e gjatë nga kjo ngjarje, por duke pasur parasysh që gjenezën mund ta ketë jashtë Shqipërisë, të jep pak shpresa për zbardhjen e saj. Mund të jetë vrasje për interes. Kemi evidenca që konfliktet e drogës, mbarten jashtë Shqipërisë. Jam skeptik për këtë ngjarje, pasi evidencat mund të numërohen me gishtat e dorës.

Daci: Nga 206-2028, janë 20 persona të zhdukur, disa raportohen si të larguar dhe disa si të rrëmbyer. Disa janë zhdukur dhe nuk u janë gjendur as trupat. Kur ndodh ngjarja e parë, pasohet nga ngjarje të tjera. Zbardhja e ngjarjes në Vlorë është e vështirë, pasi evidencat janë të pakta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×