U përjashtua 5 ditë nga seanca plenare, Këlliçi: Nëse është burrë dhe i papërlyer, Rama të vijë në Parlament dhe të japë sqarime!

A81c41ac 0a0e 4ea5 8a95 396c3175b257

Në një komunikim për mediat, Belind Këlliçi u shpreh se mazhoranca po bën gjithçka për të zhdukur opozitën.

Gjithashtu ai theksoi se vetë deputetë të PS kur ishin në opozitë futeshin në Kuvend me megafon. Ndërkohë me vendim të Komisionit të Etikës Belind Këlliçi u përjashtuar me pesë ditë nga seanca plenare.

“Unë përjashtohem dy herë brenda një harku kohor të shkurtë. E gjitha kjo bëhet që Edi Rama nesër të vijë në Parlament dhe të mos ketë opozitën aty. Do apo jo Lindita Nikolla aferës McGonigal do t’i shkojmë deri në fund. Do të qëndroj fort për të thënë të vërtetën. Do apo nuk do Edi Rama nesër në 10 do të ketë protestës. Nëse është burrë dhe i papërlyer të vijë dhe të japë sqarime. Këta ke frikë të hapësh frigoriferin se të dalin në çdo ekran dhe kanë frikë të bëjnë transparencë”, tha Këlliçi.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×