Ekzekutoi Ardian Nikulajn një javë më parë, zbulohet fotoja e vrasësit portugez

Vrasja E Adrian Nikulajt 3

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar foton e ekzekutorit 27-vjeçar të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin një javë më parë.

Bëhet fjalë për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i cili ishte pjesë e ekipit me 6 persona që organizuan vrasjen e Nikulajt.

Çelmeta raporton se vrasësi ka hyrë në territorin shqiptar më datë 11 shkurt 2023 dhe është larguar në mbrëmjen e 19 prillit 2023. Për më shume se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për të njohur zonën.

Sa i takon personave të tjerë, Edmond Haxhia mësohet se është porositësi dhe financuesi i gjithë operacionit të vrasjes së biznesmenit, ndërsa shtetasit britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë 4 britanikët që kanë ndihmuar për të kryer vrasjen.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×