
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Llakund të Vlorës, ku ish-dhëndri dogji me benzinë shtëpinë e vjehrrit dhe për pasojë është djegur dhe një banesë tjetër.
Gazetari Enrik Mehmeti siguron për BalkanWeb dëshminë e motrës. Ajo thotë se ish-dhëndri i familjes i ka marrë nipin dhe është larguar për në Kosovë dhe se motra e alarmuar ka denoncuar ngjarjen.
“Një fëmijë kanë 3 vjeç. E mori dhe iku në Kosovë. Tani vajza shkon edhe e denoncon se i ka marrë djalin. Ça inati ka ai që e bëri këtë punë? Nuk e di nëse ka ardhur dje dhe është konfliktuar pasi motra në shtëpi nuk ka as drita, prej kohësh. Është lënduar dhe një vajzë 10 vjeçe pasi është djegur në këmbë. Nuk e di se çfarë punë bënte burri i saj. Nuk e di as se si është motra, për më thonë se është më mirë. Është në gjendje të keqe ekonomike”, u shpreh e motra.
Arena e Lajmit