“Duhet të mbrojmë dinjitetin e shqiptarëve”, Tabaku: S’mund të lejojmë që parlamenti të bëhet mburojë e qeverisë!

54c08567 Bef2 4582 Abbe 00e63e8b48f6

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku është shprehur se parlamenti nuk mund të jetë mburojë e qeverisë.

Gjithashtu ka theksuar se shkatërrimi i demokracisë dhe parlamentarizmit largon vendin nga integrimi europian.

Sipas Tabakut procesi i integrimit kërkon gjithpërfshirje, angazhim politik dhe institucione demokratike.

REAGIMI I PLOTË:

Nuk mund të jemi më afër integrimit kur shkatërrojmë demokracinë dhe parlamentarizmin. Nuk mund të bëhet parlamenti mburoje e qeverise. Une kerkesen qe me beri z.Shehu e prezantova ne Konferencen e Kryetareve, qe ky raport i Keshillit Kombetar te Integrimit te mos diskutohej ne kete seance sepse per nje proces si procesi i integrimit te gjithe deputetet duhet te flisnim bashke. Por stafi i Kuvendit tha qe ka nje afat kohor per te kaluar ndaj duhej te kalonte ne kete seance. Une dua te ndaloj tek disa element te rendesishem. Nuk besoj se ka interes nga koleget te degjojne raportin e Keshillit Kombetar te Integrimit por dua te ndaloj tek disa gjera qe kane lidhje me procesin. Se pari, procesi i integrimit kerkon gjithperfshirje, kerkon politiken qe te angazhohet, kerkon njerez te cilet duhet te jene gati per institucione demokratike. E per çfare procesi integrimi te diskutojme ne sot, kur diskutimet qe degjoj sot ne Parlament jane ketu e 13 viteve me pare? Akoma eshte pike perfshirja e opozites?! Eshte e papranueshme, eshte e pakonceptueshme, eshte jashte çdo logjike europiane qe sot opozita shqiptare te luftoje per te drejta baze. Opozita sot ka fjalen ne dore! Opozita sot kerkon mocion! Opozita sot ka interpelancen! Opozita ka kerkesen per Komision Hetimor! Te gjitha keto sot nuk lejohen. Dhe une besoj se eshte e kote qe ne te flasim, per nje proces qe na vendos qe ne krye te heres na vendos nje pikepyetje te madhe per demokracine qe ne po ndertojme. Nje republike parlamentare nuk e fsheh qeverine nga raportimi. Nje republike parlamentare dhe nje parlament dinjitoz dhe nje parlament i gatshem per procesin e integrimit nuk e fsheh qeverine nga llogaridhenia. Nje vend demokratik qe ka synim procesin e integrimit, procesin e perafrimit me legjislacionin e BE-se, qe ka per synim parimet dhe vlerat e BE nuk e shkaterron parlamentarizmin per te mbrojtur qeverine.

E sot kjo po ndodh.

Une besoj qe sot kemi nje shkaterrim te parlamentarizmit.

Per te gjithe keta kolege qe kemi ne parlament te gjithe e dine qe une e kam perdorur seancen plenare, Kuvendin, komisionet parlamentare ne maksimum. Dhe kam shfrytezuar cdo hapsire parlamentare qe me ka dhene parlamenti. Por kjo gje sot po behet e papranueshme. Kjo gje sot po behet per opoziten shume e veshtire per tu realizuar.

Une besoj se per te ndertuar Europen ketu ne duhet te fillojme nga Parlamenti, nga politika, ne duhet te fillojme nga ndarja e pushteteve, nga llogaridhenia.

Dhe sot kjo llogaridhenie nuk ndodh, kjo transparence nuk ofrohet nga Parlamenti.

Sot Parlamenti nuk eshte me tempulli i demokracise, ruajtesi, mbrojtesi dhe gardiani i interesit te qytetareve sepse opozita sot ne parlament nuk i ka instrumentat e saj.

Zonja kryetare e séances une dua t’ju kujtoj qe ne raportin e progresit te vitit te kaluar, institucioni qe ju drejtoni ishte vleresuar per disa elemente, nje nder te cilet ishin puna ne komisionin hetimor te inceneratoreve dhe hapsira qe iu dha opozites ne kete komision hetimor. Une e di, ju e dini, se me sa lufte kam arritur qe te perfundoj ate komision hetimor. Elementi I dyte qe ju vlersonte ne kete progress-raport ishin instrumentat parlamentare te perdorur nga deputetet dhe hapesira qe ka opozita. Sot te gjitha keto jane ne pikepyetje.

Sot keto nuk po ndodhin dhe eshte e paevitueshme qe ne te flasim sesa mbledhje jane kryer ne Keshillin Kombetar te Integrimit.

S’ka vlere te diskutohen perpjekjet individuale, apo perfshirja e shoqerise civile kur kemi nje nje pikepyetje te madhe per demokracine dhe per aftesine qe ka parlamenti per te ushtruar kontroll mbi qeverine. Per hapsiren qe kane deputetet e opozites ne kete parlament.

Eshte e kote qe te perafrojme ligje, eshte e kote qe te bejme ato detyra ne nje fletore kur ketu nuk funksionon baza e kontrollit dhe ndarjes se pushteteve.  Dhe une besoj se kjo eshte nje kembane alarmi per te gjithe.

Ne vitin 2009 kur une jam perfshire per here te pare ne politike diskutimi I dites ishte : “Te zbatohen vendimet e Gjykates Kushtetuese, qe lidheshin edhe me vendimin e Gjykates Kushtetuese per ngritjen e komisioneve hetimore por njekohesisht edhe e drejta e fjales per opoziten”.

Eshte ironi e madhe fati qe pas 13 vitesh ndodhemi ne po te njejtin nivel diskutimi.

Gjykata Kushtetuese dje ka marre nje vendim shume te rendesishem per mua. Vendim qe nje grup deputetesh te PD kane ankimuar bordin e qeverise te ngritur per çmimin e ushqimeve. Une shpresoj shume qe ndodh edhe per çmimin e karburantit ne daten 9 kur eshte seanca e radhes, duke e quajtur ate antikushtetues.

Une i kam vendosur emrin bord komunist, bordi I oligarkeve, bordi I socialisteve, etj.

Por ne krye te dites mbetet bord korruptiv. Mbetet nje akt korruptiv qe ka ndermarre qeveria, qe u desh nderhyrja e Gjykates Kushtetuese per ti dhene te drejte opozites.

Sepse parlamenti me forcen e kartonave nuk ia dha kete hapsire opozites.

Nuk e di sesa diskutime te tjera, komisione hetimore te tjera do kerkojme dhe do shkojme ne Gjykate Kushtetuese te na japin te drejte. Kete detyre ka opozita, hapsiren e te drejtes per te ushtruar fuksionin e saj, te drejtat themelore te opozites.

Dhe une besoj qe ne te gjithe duhet te bejme nje pyetje vetes se,

Çfare politike po ndertojme?

Se çfare do leme pas vetes?

Se çfare ne si politikane po I japin çeshtjeve qe ka nevoje interesi publik te degjoje?

E per kete eshte edhe procesi I integrimit dhe per kete duhet edhe te sherbeje edhe procesi I integrimit. Une do te kisha dashur qe sot ketu te ishte edhe ministrja e Puneve te Jashtme dhe per Europen, nderkohe qe diskutojme procesin e integrimit. E kuptoj edhe mos interesin e qeverise per procesin e integrimit, se ne fund te dites vullnet politik kerkon edhe ky proces.

Dua te ngre edhe  nje teme tjeter qe per mua eshte shume e rendesishme. Pak dite me pare te gjithe u njohem dhe pame nje akt te shemtuar kundrejt nje qytetari, qe besoj se ne kuptimin e plote te fjales eshte nje qytetar shume korrekt I ketij vendi, z.Petraq Milo, ne kufirin Shqiperi-Mali I Zi. Nje akt shume I rende, ne gjykimin tim, per te cilin nuk kam degjuar asnje perfaqesues te shtetit te flase. Meqenese qeveria shqiptare do te shkoje diten e hene per eskursionin e radhes, ne Mal te ZI, meqenese I kane beret e zakonshem keto eskurisionet ne vendet e rajonit, nuk ka gje me te rendesishme se te ngreme dhe flasim per dinjitetin dhe te mbrojme dinjitetin e qytetareve shqiiptare kur ata trajtohen keq.

Se ne fund te dites procesi I integrimit qe ne duam te perafrohemi, kete ben, qe çdo qytetar shqiptar te jete I njejte me çdo qyettar te çdo vendi tjeter te BE-se. Dhe kur shteti im dhe shteti juaj nuk e ngre zerin per te mbrojtur keto te drejta baze, kur qeveria nuk flet kur cenohet dinjiteti I nje qytetari qofte I thjeshte, qofte deputet, qofte ish funksionar I ketij shteti, atehere çfare kerkojme ne?! Une besoj se keto jane gjera baze dhe duhet t’I marrim te mireqena e nuk na duhet procesi I integrimit per ti ngritur dhe per te folur per keto tema.

Nuk dua ta zgjas shume. Do te doja ta fokusoja diskutimin tim ne kete elemente kryesor qe lidhen me perfshirjen e opozites, me demokracine qe kemi ngritur, me sistemin qe kemi ngritur, me hapsiren qe kane sot deputetet dhe sa sherben parlameneti sot si nje baze debati.

Mbrojtja e qeverise nga parlamenti une besoj se eshte turpi I radhes I politikes shqiptare. Mbrojtja e qeverise sot dhe mos dhenia e hapsires si nje debat normal parlamentar per nje veper korruptive, une besoj se duhet te kishte mbeshtetjen e te gjithe kraheve te politikes. Ashtu sikurse edhe cenmi I deputeteve te opozites, pak rendesi ka, eshte deputet I ketij parlamenti dhe te gjithe duhet te flasim. Per mua nuk eshte nje shfaqje e bukur qe duhet te ofroje politika shqiptare. Ne fund te dites, kur te largohemi nga politika, te gjithe do pyesim veten, do kthejme koken pas e do themi: Une çfare bera per te mbrojtur demokracine, per te mbrojtur te drejtat e qytetareve, per te mbrojtur deputetet, per te mbrojtur Parlamentin? Une çfare guri vura ne procesin e integrimit?

“Duhet të mbrojmë dinjitetin e shqiptarëve”, Tabaku: S’mund të lejojmë që parlamenti të bëhet mburojë e qeverisë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook