
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen për kandidatin e PD për bashkinë e Burrelit.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Meta shkruan se Dylejman Hysa do të ketë të gjithë mbështetjen e Partisë së Lirisë.
“Kënaqësi të bisedoja sot me Dylejman Hysën, mikun dhe bashkëshoqëruesi im në të gjitha sfidat në Mat, nga Ulëza deri në Macukull.
E sigurova për mbështetjen më të fuqishme për Partinë e Lirisë në Bashkinë e Burrelit në shërbim të atij komuniteti të mrekullueshëm patriotik dhe punëtor”, shkruan Meta.
and then