Reali i Madridit gati të mbushë “arkat”, pritet të fitojnë shumën e majme nga…

Reali i Madridit është fare pranë rinovimit të kontratës së sponsorizimit me kompaninë e fluturimeve “Emirates”.

REAL MADRID

Sipas mediave spanjolle, kontrata e re pritet të zgjasë deri në vitin 2026 dhe ku parashikohet një përmirësim i saj në termat financiare.

Në këtë mënyrë kompania e fluturimeve do të vijojë të jetë sponsori parësor i kampionëve të Spanjës edhe në 4 sezonet e ardhshëm.

Portali “Sportico”, ka shpjeguar se në bazë të marrëveshjes së re që pritet të firmoset këto ditë, Reali i Madridit do të përfitojë rreth 70 milionë euro në sezon.

Në të do të përfshihet dhe një klauzolë, sipas të cilës shuma mund të shtohet me 7 milionë euro të tjera në sezon në varësi të rezultateve të klubit.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×