Kundër kandidatit të opozitës për Himarën, Idrizi ironizon Bejlerin me flamurin e Vorio-Epirit: S’është shqiponjë shqiptare, por vetullat e Fredit

Idrizi Bejleri

Pasi kundërshtoi hapur kandidaturën e opozitës për bashkinë e Himarës, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ironizon Fredi Bejlerin.

Në një reagim në ‘Facebook’, Idrizi thekson se flamuri pas shpinës së Beljerit, nuk simbolizon shqiponjën shqiptare dhe atë bizantine, por ‘thjesht vetullat e Fredit’.

“Shqiponja në flamur nuk simbolizon shqiponjën shqiptare, as shqiponjën bizantine. Shqiponja në këtë flamur simbolizon thjesht vetullat e Fredit.”, shkruan Idrizi, ndërsa pas tij është flamuri i Vorio-Epirit.

Kujtojmë se pak ditë më parë Idrizi pohoi se Bejleri është i dënuar me vendim gjykatë për masakrën e Peshkëpisë.

“PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha t’i bëjmë thirrje shqiptarëve të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/26.12.2006 me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.”, tha Idrizi më herët për Bejlerin.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×