Vllaznia ka njoftuar ditën e djeshme një rokadë në stafin e Josës. Xhoen Tugu nuk do të jetë më videoanalist i ekipit.

I riu i cili njihej si “krahu i djathtë” i Brdariç gjatë qëndrimit të gjermanit në këtë klub, tani zëvendësohet nga Ergi Borshi.
“Falënderojmë Xhoen Tugun për kontributin e dhënë në klubin tonë në rolin e videonalistit. Bëjmë të ditur se vendin e tij në këtë pozicion pranë ekipit të parë do ta zërë Ergi Borshi. Fation Kadija do të jetë edhe ndihmëstrajner tek ekipi U-21”, shkruante klubi i Vllaznisë në njoftimin për ndryshmin në staf.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
and then