“Të bashkohemi, ka ardhur koha për mosbindje civile!”, Berisha bën thirrjen e radhës dhe fton qytetarët: Bashkojuni protestës së 3 marsit

Berisha 1

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 të Tiranës, ndërsa ka folur me mbështetësit demokratë dy ditë para protestës së paralajmëruar në lidhje me të.

Berisha u ka bërë thirrje demokratëve pjesëmarrës në takim se duhet t’i bashkohen protestës së 3 marsit, pasi sipas tij do jetë një ditë “e veçantë” e revolucionit paqësor.

Ai shtoi më tej se tani “ka ardhur koha për mosbindjen civile” dhe se do përdoren të gjithë mjetet për fitoren përfundimtare të revolucionit.

“3 marsi është një ditë e veçantë, do flasim fuqishëm në protestën tonë. Kufomë politike e pakallur, sot ai përbën rrezikun më të madh për këtë vend. Sot ai është i gatshëm të marrë çdo vendim me qëllimin e vetëm që të shpëtojë lëkurën e tij sepse ai e di, me korruptimin e McGonigal, me thikën që i futi marrëdhënieve me SHBA dhe sigurisë së tyre duke korruptuar me para kryezbuluesin, ai nuk mund të ketë shpresë për të ardhme politike. Ka kryer një vetëvrasje politike. Do marrë çdo vendim dhe do mbajë çdo qëndrim për të qëndruar por dhe ne do bëjmë të njëjtën gjë për ta shporrur nga skena politike. Një kufomë politike nuk mbahet kurrë në pushtet.

Mos mendoni se McGonigal ishte i vetëm, kishte bashkëpunëtorë. Duke nxjerrë çdo mësim do e mbështesim revolucionin me bindjen se Shqipëria bëhet vetëm nga shqiptarët. Me bindjen se liria është forcë e pathyeshme, me bindjen se vokacioni ynë perëndimor nuk ndryshon me asgjë. I rezistuam një agresioni të pashembullt, por ecim të sigurtë deri në përmbysjen e regjimit të Ramës.

Revolucioni paqësor do durim, guxim, nuk fitohet me një ditë e me një përpjekje, por me persistencë. Nuk fitohet me shabllonet që servirin drejtuesit, fitohet me kreativitetin e atyre që marrin pjesë në revolucion. Ndaj në 3 mars do jetë një ditë e veçantë e revolucionit por ai do vazhdojë deri në fitoren e tij të plotë. Koha ka ardhur për mosbindjen civile që Gandi e quante të shenjtë. Dhe ne do përdorim të gjitha mjetet e saj për fitoren përfundimtare të revolucionit”, tha ai.

Mes të tjerash Berisha shtoi; “E vërteta më e hidhur e të gjitha këtyre është urrejtja dhe përçmimi që kanë këta hajdutë për ju. hajduti gjithmonë urren viktimën e tij, duke justifikuar aktin që kryen. Këta janë hajdutë të paimagjinueshëm, vjedhin qindra milionë, nuk njohin kufi. Qytetarëve të Tiranës, i merren për çdo ton euro dhe asnjë gjë nuk digjet, por groposet. Rama ka shkelur Kushtetutën dhe qytetarëve iu zvogëlohen të ardhurat. E mbushën qytetin me kulla. Nëse aty ku nuk ka hapësirë shton një ndërtesë 20 katëshe, vetëkuptohet, ata do marrin ajrin e njëri-tjetrit. Jemi në fushatë elektorale. Ju garantoj se Këlliçi do nderoj qytetarët e Tiranës. Ai do shënoj kthesën e ndryshimit në këtë qytet. Ky qytet, po shton kulla, ndërtimet, betonin, nuk ka më keq, sepse po thellohet ndotja dhe po bëhet i pabanueshëm dhe i papërballueshëm. Qyteti i vetëm në botë ku treguesi i ndërtimit është në qiell, më i larti dhe çmimet më të larta, kur ato duhet të ishin të përshtatura me xhepat e qytetarëve. Por ato përshtaten me portofolat e narkotrafikantëve.”.

Arena e Lajmit

“Të bashkohemi, ka ardhur koha për mosbindje civile!”, Berisha bën thirrjen e radhës dhe fton qytetarët: Bashkojuni protestës së 3 marsit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook