“Te Sampdoria nuk më japin një biletë”, presidenti “i çmendur”: I gatshëm të jap klubin për 1 euro

Sampdoria po kalon një moment të vështirë, pasi sikur të mos mjaftonte vetëm rënia në Serinë B, skuadra nga Xhenoa rrezikon edhe falimentimin. Keqmenaxhimi i klubit ka bërë që të mos ketë qetësi dhe i akuzuar për situatën e Sampdorias, është ish-presidenti Masimo Ferrero i cili është pronar i klubit.

Ferrero-Samp

Megjithatë, në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, ai shprehet se nuk ka asnjë faj në situatën e klubit, duke zbuluar edhe detaje nga gjendja aktuale e klubit. I njohur si presidenti i “çmendur”, Ferrero thotë se është gati ta japë klubin për 1 euro.

“Tifozët nuk e merituan këtë zhgënjim të madh. Me mua në krye, makthi nuk do të kishte ndodhur, por unë nuk kam vendosur asgjë te Sampdoria për 18 muaj. Nuk më japin as biletë për të hyrë në stadium”.

Ish-pronari më tha se kompania nën drejtimin e tij po humbte rreth 30 milionë në vit dhe familja e tij ishte lodhur duke humbur paratë. Garrone më besoi Sampdorian dhe gjithmonë thoshte se nëse do të ndodhte diçka, ai do të ndërhynte. Perfekt, le ta tregojë tani, ta marrë Sampdorian, do t’ia kthej për një euro, nuk dua asgjë për vete”, shprehet Ferrero.

Arena e Lajmit

” “


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×