Konsideroheshin surpriza e kampionatit, Erzeni luan “finalen” e sezonit

Të mërkurën e 17 majit Erzeni pret Bylisin në stadiumin “Niko Dovana”, në një ndeshje shumë delikate që vendos jo pak për fatet e kampionatit. Skuadra shijakase është në vendin e shtatë dhe vetëm dy pikë më shumë se pozicioni që të çon në një ndeshje shtesë për qëndrimin në Superiore.

erzeni

Bylisi është rival direkt për mbijetesën, pasi e ka ndoshta shansin e fundit për të shpresuar, prandaj dhe të besuarit e trajnerit Xhevahir Kapllani, do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë takim. Situata në kampin shijakas është pozitive, pasi thuajse të gjithë lojtarët, me përjashtim të kapitenit Krasniqi, janë të gatshëm për trajnerin.

Rikthimi te goli i sulmuesit Patrik Nonato, si dhe aktivizimi pas një kohe të gjatë i qendërmbrojtësit Nehar Sadiki, kanë shtuar edhe më shumë optimizmin në skuadër për një fitore të mërkurën, që do të kishte vlera të dyfishta për Erzenin .

R.FAJA – Arena e Lajmit

” “


Konsideroheshin surpriza e kampionatit, Erzeni luan “finalen” e sezonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook