Messi rikthehet në fushë pas vdekjes së babait, por Inter Miami eliminohet (VIDEO)

Tronditja dhe dhimbja e madhe për ndarjen nga jeta të babait të tij vendosi në dyshim të fortë të ardhmen e Leo Messit, ku nga Argjentina, mediat shkruanin se “pleshti” po reflektonte edhe tërheqjen nga futbolli.

Pas letrës prekëse dedikuar babait të tij, Messi fluturoi drejtë Amerikës për të qenë në dispozicion të ekipit të tij, Inter Miami. Ndryshe nga se pritej, Messi jo vetëm që iu bashkua ekipit, por zbriti në fushë për sfidën kundër Leon Club, e vlefshme për League Cup.

Messi u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë, por nuk pati asnjë efekt, pasi ekipi meksikan u kualifikua për më tej pas suksesit 3-2.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×