Historike/ Egnatia “prenoton” një vend për në grupet e Europës, triumf i thellë ndaj Shamrock Rovers

Egnatia ka rishkruar sot historinë e futbollit shqiptar me një fitore në turin e tretë të Ligës së Europës përballë Shemrok Rovers.

Rrogozhinasit kanë fituar me shifrat e thella 5-1, duke përmbysur humbjen 3-1 të ndeshjes së parë dhe duke siguruar play-off në turneun e dytë për nga rëndësia në Europë. Kësisoj, edhe nëse mundet aty, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka garantuar të paktën fazën në grup të Ligës së Konferencës.

Thuajse gjithçka ka folur për ekipin rrogozhinas në këtë sfidë me një breshëri rastesh e golash që në pjesën e parë, e cila u njollos vetëm nga kartoni i kuq i Ndrecës. Goli i miqve dhe sulmet e tyre në fund thjesht e bënë pak më emocionuese sfidën, pasi rrogozhinasit kishin vendosur në kasafortë kualifikimin historik.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×