
Dinamo City ka bërë një paraqitje fantastike në “Elbasan Arena”, duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë dhe duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të UEFA Conference League.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Audës, duke përmbysur disavantazhin 0-1 të sfidës së parë në Letoni dhe duke e mbyllur përballjen me rezultatin e përgjithshëm 4-1.
Dinamo City e zhbllokoi takimin në minutën e 36-të me anë të Qardakut, ndërsa Qefalia dyfishoi avantazhin në fundin e pjesës së parë, duke i dhënë skuadrës shqiptare një epërsi të rëndësishme për pjesën e dytë.
Dinamovitët vijuan të kontrollonin lojën edhe pas pushimit dhe në minutën e 52-të Ayodeji shënoi golin e tretë, duke afruar edhe më shumë kualifikimin. Festa u kompletua në minutën e 79-të, kur Fadairo realizoi golin e katërt dhe vulosi një mbrëmje të paharrueshme për Dinamo City.
Me këtë sukses, Dinamo City siguron një tjetër hap të rëndësishëm në aventurën europiane dhe tashmë është një raund larg fazës së grupeve të UEFA Conference League.
Në play-off, skuadra shqiptare do të përballet me Pafos, në një tjetër sfidë të rëndësishme në rrugëtimin europian.
and then