Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Përmet-Leskovik, ku një çiklist i huaj ka rënë në greminë.
Kanë qenë një grup çiklistësh dhe vizitorësh në zonë dëshmitarë të ngjarjes dhe më pas i janë afruar, teksa është lajmëruar dhe policia dhe ambulanca, por distanca nga qyteti është e largët.
Mësohet se çiklistja austriake ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”, shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta.
Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.