
Kryebashkiaku i Shkodrës dhe njëherazi kandidati i opozitës për zgjedhjet e 14 majit në këtë bashki, Bardh Spahia, në një prononcim për mediat foli për ecurinë e procesit zgjedhor. Spahia u shpreh optimist mbi rezultatin, ku tha se fitorja do të jetë me një diferencë edhe më të madhe se zgjedhjet mëparshme.
Sakaq, ai i bëri thirrje organeve kompetente për të marrë masa në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohen zgjedhje të lira dhe të qeta.
“Të vërshojnë drejt qendrave të votimit me bindje absolute se me votën e tyre do rrisin Shkodrën për katër vitet ardhshme, Shkodrën e kulturës. Kemi pasur njoftimi dhe sinjalizime për problematik, kryesisht në hapje të procesit zgjedhor dhe orët e para të mëngjesit.
Kam shprehur thirrjen për organet ligj zbatuese që të ushtrojnë funksionin e tyre dhe tu garantojnë qytetarëve votim të lirë dhe të qetë. Ka një rritje të ndërgjegjes qytetare dhe ne synojnë këtë, që të shtyjmë qytetarët drejt votës. Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne sesa pjesëmarrja në votime dhe shprehjen e vullnetit të plotë përmes votës. Koalicioni ynë po zbaton rregullat dhe është detyrë e strukturave të rendit për të garantuar lirinë dhe qetësinë.
Pres një rezultat me një diferencë më të madhe se zgjedhjet e mëparshme”, u shpreh Spahia.
Arena e Lajmit
Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit
and then