Ka luajtur mbi 30 ndeshje këtë sezon me Partizanin, Murataj: Emocion i madh, të bëjmë krenarë tifozët me arritje në Europë

Valentino Murataj ka luajtur 34 ndeshje me Partizanin këtë sezon, skuadër kjo e cila u shpall kampione e Shqipërisë. Pas kurorëzimit të të kuqve, Murataj u shpreh i lumtur për mediat.

“Më shumë jam lodhur sot sesa gjithë vitin, emocion i veçantë për mua pasi e kam arritur edhe me të rinjtë ndërsa tani me ekipin e parë. Emocion i madh pasi e fituam ndaj rivalit tonë. Zënka me Rrapajn? Ato që zihen, duhen më shumë.

Kjo puna e rrjeteve sociale është ekzagjeruar, njerëz jemi edhe ne. Kemi 15-20 ditë pushim por do të stërvitemi në kushtet që do të kemi pasi Champions League është gjë tjetër. Duhet ta përballojmë me sukses për të bërë krenar tifozët” – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×