Deputetët kundër Kolegjit të Kryetarëve, Kryesia e PD mblidhet sot për të votuar si do veprohet për kryetarin e ri

Në orën 17:00 Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet për të diskutuar mbi të ardhmen dhe riorganizimin e kësaj force politike.

Qëndrimi i Grupit Parlamentar, i cili u mblodh ditën e djeshme ishte për të mos u nxituar për zgjedhjet për kryetar të PD-së.

Deputetët kërkojnë zgjedhje fillimisht në seksione, grup-seksione, degë dhe më pas për kryetar, ndërsa Kolegji i Kryetarëve dje njoftoi se kërkon zgjedhje të menjëhershme për lider.

Sot Kryesia do të vendosë dhe votojë se cilën nga idetë do të ndjekin.

Anëtarët e Kryesisë së PD-së të cilët do votojnë sot janë: Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jemin Gjana, Flamur Hoxha, Jonila Godole, Taulant Zeneli, Orjela Nebija, Endri Hasa, Indrit Sefa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentjan Gaba, Agron Kapllanaj, Dhurata Çupi, Fitim Zekthi, Gazmend Koduzi, Helidon Bushati, Juela Hamati, Orjola Pampuri, Taulanta Jupi, Xhemal Gjunkshi, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, Arbi Agalliu, Merita Bakiu.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×