Lajmet për heqjen dorë nga Superliga, qëndrimi zyrtar i Juventusit

Ditën e sotme qarkulloi në media lajmi për tërheqjen e Juventusit nga Superliga për shkak të frikës nga pezullimi i UEFA nga kompeticionet europiane. Klubi bardhezi ka konfirmuar se u ka dërguar letër Real Madrid-it dhe Barcelonës për t’i njoftuar se nuk do jetë pjesë e Superligës Europiane, por mohon të ketë marrë kërcënime nga instanca më e lartë e futbollit në Europë.

“Për sa u përket thashethemeve që u shfaqën në shtypin e sotëm, Juventus informon se ka përcjellë një komunikim për dy klubet e mbetura, të cilat ashtu si Juventusi, nuk kanë ushtruar tërheqjen e tyre nga skema e Superligës (Barcelona dhe Real Madrid) për të nisur një diskutim periodik mes tre klubet në lidhje me daljen e mundshme të Juventusit nga Projekti i Superligës. Për më shumë informacion mbi Projektin e Superligës, ju lutemi referojuni njoftimeve për shtyp të lëshuara nga Kompania më 19 prill dhe 21 prill 2021” – Shkruan klubi.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×