Përfundon rinumërimi i votave për bashkinë Belsh, KAS shpall fitues kandidatin e PS

Ka përfunduar rinumërimi i votave për bashkinë Belsh, ku rzulton se kandidati i PS Arif Tafani mori 4.564 vota dhe kandidati i “Bashkë Fitojmë” Bedri Qypi mori 4.515.

Në numërimin e parë, diferenca mes dy kandidatëve ishte 40 vota, ndërkohë pas rinumërimit diferenca u shtua me 9 vota të tjera, duke shkuar kështu në 49, në favor të kandidatit Tafani.

Gjithashtu, “Bashkë Fitojmë” kërkoi që rezultatit final t’i hiqeshin votat e burgut të Kosovës në Rrogozhinë, por se një kërkesë e tillë është rrëzuar nga KAS.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×