Xhironin më shumë se 200 milionë euro, arrestohet në Greqi 54-vjeçari shqiptar, “koka” e bandës kriminale

Në vijim të bashkëpunimit shumëmujor të Departamentit të Prokurorisë së Drogës pranë Drejtorisë Operative të Atikë, me autoritetet përkatëse holandeze, u zbulua dhe u arrestua në Glyfada një 52-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kërkohej me urdhër-arresti evropian si anëtar drejtues i një organizate kriminale.

Siç njofton Ministria e Financave, organizata kriminale në fjalë trafikonte çdo ditë, nëpërmjet një sistemi bankar “të nëndheshëm” me përdorimin e komunikimeve të koduara, shuma të mëdha parash dhe llogaritet se për një periudhë rreth 10 mujore, nga 250 000 000 euro janë trafikuar.

Nga kontrolli i kryer në banesën e të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar shuma parash në kartëmonedha nga vende të ndryshme, mes tyre euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, zvicerane, franga, lira turke, dirhemë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rand i Afrikës së Jugut.

Gjithashtu janë konfiskuar telefona celularë, përfshirë një celular që përdoret për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM.

Drejtoria Operative e S.D.O.E. Attica vijon bashkëpunimin me Autoritetet Holandeze përkatëse dhe me Autoritetet Gjyqësore kompetente të vendit, pasi ka dyshime të arsyeshme për pastrim parash në Greqi nga aktivitete kriminale.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×