FOTOLAJM/ Çdo gjë gati për mbledhjen që Shqipëria e anuloi, ja si do të pozicionohej Kurti dhe Rama në foton familjare

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama, në një konferencë urgjente, njoftoi anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.

Por ndërsa Shqipëria njoftoi se nuk do të ishte e pranishme në mbledhje, nga ana tjetër në Gjakovë çdo gjë ishte bërë gati, dhe vijon të jetë gati edhe ditën e sotme.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për nga gazetari Ergys Gjençaj, i dërguari jonë në Kosovë, tryeza ku do të mblidheshin përfaqësuesit e dy qeverive, ka mbetur bosh.

Në pamje duken edhe vendet e përcaktuara për foton familjare që do të shkrepej në fund të mbledhjes, e cila do të shënonte të tretën në radhë të kësaj forme.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook