Davide Frattesi është një nga emrat më të përmendur të merkatos. Mesfushori me gjasë do të largohet nga Sassuolo, ndërkohë që shumë skuadra të mëdha si Milan, Inter dhe Roma janë vënë pas tij.
Sot te Milani është dita e takimit me klubin nga Reggio Emilia për Davide Frattesin. Kuqezinjtë do të tentojnë të kalojnë zikaltërit që kanë disa kohë në gjurmët e tij dhe që aktualisht janë më të avantazhuar. Në takim do të jetë i pranishëm edhe agjenti i mesfushorit.
Milan do të ofrojë 20 milionë euro plus bonuse për të arritur në 25 milionë euro. Gjithashtu, klubi nga Milano do shtojë edhe çmimin e Lorenzo Colombo, një sulmues që pëlqehet shumë nga Sassuolo dhe që vlerësohet me 10 milionë euro nga Djalli.
()