
E ardhmja e Lukakut është në dyshim. Sulmuesi belg dëshiron të qëndrojë te Interi, edhe pas përfundimit të periudhës së huazimit nga Chelsea. Gjithsesi, akoma nuk është gjetur gjuha e përbashkët mes klubeve. Trajneri i Bluve të Londrës, Mauricio Pochetino është pyetur nga mediat pikërisht për këtë temë.
“Ai duhet të kthehet më 12-13 korrik për të filluar para-sezonin. Së pari, ai do të duhet të vijë në zyrën time dhe të thotë përshëndetje. Ai duhet ta bëjë këtë nëse ende e konsideron veten lojtar të Chelsea”,- tha ai.
()
and then