
Jasir Asani bëhet sërish protagonist në kampionatin e Koresë së Jugut me skuadrën e Guangju FC.
Lojtari vazhdon të kalojë një formë të mirë, duke qenë protagonist në lojën ofensive të skuadrës së tij me gola dhe asiste, ashtu siç ka ndodhur edhe sot në transfertën ndaj Ganguon. I aktivizuar vetëm në minutën e 33-të të pjesës së parë, futbollisti shqiptar kërkoi me ngulm të shënonte në këtë sfidë.
Edhe pse ai nuk gjeti rrjetën, në minutën e 92-të dha pasimin për golin e avantazhit të shënuar nga Lesshert.
Por për fat të keq, skuadra e tij nuk ia doli të administronte rezultatin në minutat e mbetura dhe pësoi barazimin 1-1 në minutën e 98. Kështu humbi dy pikë shumë të vlefshme për klasifikimin i cili pas javës së 21-të, sheh Guangju të Asanit në vendin e 7, për momentin jashtë grupit të skuadrave që do të luftojnë për titullin. Ky ishte asisti i dytë i sezonit për Asanin, i cili ka shënuar edhe 5 gola në këtë edicion të parë në futbollin e Koresë së Jugut.
and then