Birra Korça bashkon turistë dhe emigrantë/ Nata e katërt Festës së Birrës në Korçë sjell magji dhe argëtim. Ja këngëtarët që ndezin sot qytetin e serenatave

E katërta natë magjike, festa me e madhe verore në Shqipëri, festa e birrës Korça bëri bashkë me mijëra turistë në qytetin juglindor.

Një atmosferë të jashtëzakonshme, nën ritmet e muzikës shqiptare dhe asaj greke turistët vendas dhe të huaj e shijuan me shoqëruesen më të mirë e të pandashme, pijen e tyre më të dashur Birrën Korça.
Vizitorët vendas dhe të huaj festojnë për 4 net me radhë në shtëpinë e birrës Korça.

Besnikë mbeten vizitorët e restorantit më të mirë në Korçë ku birra e parë shqiptare prodhohet e freskët dhe me shijen e pakrahasueshme që e ofron që prej viti 1928.

Një tjetër natë elektrizuese do të përjetojnë vizitorët në Korçë natën e pestë dhe të fundit të kësaj feste, ku në skenë do të ngjiten këngëtaret e mirënjohur vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, Keti Garbi dhe Dimitrios Schoinas.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×