Nënë për herë të dytë, zbulohet emri i foshnjes së Rihannës

Rreth një muaj më parë Rihanna dhe A$AP Rocky u bënë prindër për herë të dytë. Familjes së tyre të vogël ju shtua edhe një tjetër vogëlush.

Mirëpo deri më tani, artistja është mundur të mbajë hermetik cdo informacion rreth të voglit. Madje edhe emrin e tij.

Disa javë më parë mediat e huaja zbuluan që emri i djalit fillonte me R. E më në fund kemi emrin e plotë. Ai quhet Riot Rose Mayers.

Emri mund të ketë një lidhjeme këngën e A$AP “Riot” e cila u publikua në korrik dhe shfaqte Pharrell ëilliams.

Duket se cifti po ndjek traditën e favorizimit të shkronjës “R”, pasi edhe djalin e tyre të parë, të lindur në maj 2022, e quajtën RZA Athelston Mayers.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×