“KFOR të marrë nën kontroll veriun”, Balliu: Rruga që zgjedh Rama, po e çon luftën dhe të vrarët në derën e Kosovës

Sekretari organizativ i Berishës, Klevis Balliu ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për çështjen e Kosovës. Përmes një mesazhi në “Facebook” Balliu tha se gjatë qeverisjes ‘Rama’, Shqipëria ka arritur të afrohet me Serbinë dhe të largohet gjithmonë e më shumë nga Kosova.

Mes të tjerash ai shtoi se “Serbia me Ramen kërkojnë diskutimin e territoreve të Kosovës në mënyrë qe Serbisë t’i hapet një mundësi për t’i vjedhur ato.”.

REAGIMI I BALLIUT
Koordinimi i larte i Ramës dhe Vuçiç eliminon sot çdo dyshim dhe per ata qe nuk duan te dëgjojnë
Gjate qeverisjes Rama Shqiperia ka arritur te afrohet me Serbine dhe te largohet gjithmone e me shume nga Kosova.
Nje qeveri si ajo e kryeministrit Berisha punonte cdo dite dhe cdo ore per njohjen e Kosoves e ndertonte rrugen e kombit, kjo e Rames po i con luften dhe te vraret ne dere te shtepise Kosoves. Nga projekti Serb i ndryshimit te kufijve dhe deri tek projekti Rus i ballkanit te hapur Rama eshte zedhenesi i Serbise dhe eshte personi i PR-it te tyre.
Sot perseri ne nje linje me Vucic kur deklaron se KFOR duhet te marre veriun.
Pse? Nese KFOR merr Veriun atehere ai territor nuk eshte me i kosoves, pra eshte nje territor i diskutueshem.
Serbia me Ramen kete kerkojne, diskutimin e territoreve te Kosoves ne menyre qe Serbis ti hapet nje mundesi per ti vjedhur ato
Kjo deklarate e Rames s’eshte asgje tjeter pervec nje sherbim me shume ndaj vellait Vucic e shtetit Serb.

()

Arena e Lajmit


“KFOR të marrë nën kontroll veriun”, Balliu: Rruga që zgjedh Rama, po e çon luftën dhe të vrarët në derën e Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook