Aksident në aksin Elbasan-Rrogozhinë, 57-vjeçari plagoset pasi makina u përplas me mbrojtëset metalike të rrugës

Aksident në aksin Elbasan-Rrogozhinë, 57-vjeçari plagoset pasi

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Elbasan – Rrogozhinë, në fshatin Karinë, ku një automjet me drejtues shtetasin S.S, 57-vjeç ka humbur kontrollin e automjetin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, 57-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,

Grupi hetimor  po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë, automjeti me drejtues shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja është dëmtuar 57-vjeçari dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×