“Jemi në kushtet e një situate emergjente, koalicion kombëtar për viktimat e dhunës”, Balla: Përveç tymueseve, edhe në Kuvend ka dhunë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla teksa foli për viktimat e dhunës, e çfarëdolloj forme qoftë ajo, theksoi se nevojitet një koalicion kombëtar për të reaguar kundër këtij fenomeni.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e strategjisë për mbrojtjen e viktimave të krimit, Balla tha se edhe në Kuvend ka dhunë, siç është gjuha e përdorur ndaj ligjvënëseve.

“Si mund të mbrohet një viktimë e dhunës seksuale nëse shteti nuk bëhet mbrojtësi i saj? Jemi në kushtet e një situate emergjente, që kërkon ndërhyrje. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, të krijojmë një koalicion kombëtar të të gjithë aktorëve, të shoqërisë civile dhe të medias. Ka forma të caktuara dhune dhe në Kuvendin e Shqipërisë, jo fishekzjarrët dhe tymueset, por për gjuhën. Gjuha ndaj vajzave dhe grave në Kuvend, kjo përçohet dhe në shoqëri. Flas për bullizmin në shkolla.”, tha Balla.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×