Kërkesa e SPAK për masë të re sigurie ndaj ish-kryeministrit/ Nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, te heqja e imunitetit, afatet për rastin ‘Berisha’

Pasi Sali Berisha nuk e njohu autoritetin e Gjykatës së Posaçme që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj para një oficeri të policisë gjyqësore apo një oficeri të BKH-së me pretendimin se nuk ishte zbatuar Kushtetuta, Prokuroria iu drejtua me një shkresë Kuvendit të Shqipërisë për t’i hapur rrugë që ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha të merret një masë tjetër sigurie.

Tani, sipas ligjit, do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, e cila do të zhvillojë seancë ku do të dalë edhe vetë Berisha. Procedura do të duhet të mbyllet brenda një afati 15-ditor, dhe pas miratimit në seancën parlamentare të kërkesës, atëherë Gjykata do të shqyrtojë kërkesën për masën e re të sigurisë, atë të “arrestit në shtëpi”.

Në rastet kur zt.Berisha nuk e zbaton edhe këtë masë sigurie, automatikisht sipas procedurës, prokurorët mund të kërkojnë një masë tjetër sigurie. Ndërkaq, Berisha deklaroi sot se do të zbatojë vendimin e Parlamentit dhe se ai ishte për zbatimin e Kushtetutës.

Prokurorët Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja thonë në kërkesë se janë të detyruar të kërkojnë këtë masë, pasi Berisha nuk e ka zbatuar masën e mëhershme, atë të detyrimit me “paraqitje”.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×