
Probleme për Reece James. Disa dëmtime kanë ndikuar në karrierën e këtij lojtari të ri, i cili sërish do të duhet të qëndrojë larg fushës. Mbrojtësi i Chelseat, në ndeshjen që blutë më pas humbën 2-0 ndaj Everton, u desh të largohej nga fusha për shkak të një problemi fizik në minutën e 27-të të pjesës së parë të ndeshjes. Gjatë javës, lojtari bëri analizat e nevojshme, të cilat evidentuan një dëmtim të kofshës.
Lojtari do të duhet të qëndrojë jashtë për të paktën tre muaj dhe për këtë rast do të jetë radha e Malo Gusto të zbresë në fushë. Mbrojtësi francez do të duhet të dëshmojë se është në lartësinë e duhur për skuadrën londineze, duke dhënë kontributin e tij për skuadrën.
Reece James ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon për ekipin e Pochetinos, pa gjetur dot rrugën e rrjetës, ndërsa ka dhuruar një asist. Ky është edicioni i tij i pestë me Chelean.
(J.S/)
and then