
Fillimisht u raportua se Lutfi Dalipi është shumë pranë Shqipërisë. Në Kosovë ndërkohë shfaqen thuajse të sigurt, që zgjedhja e tij do të jetë fanella dardane. Dalipi ka pëlqyer së fundmi një postim nga stërvitja e Kosovës. Për Shqipërinë do të ishte humbje e madhe, nëse nuk e bind Dalipin që të vishet kuqezi.
Fakt është se FFK e bindi Enis Rexhepin, për të lënë Shqipërinë për Kosovën. Tashmë po bën maksimumin edhe për Dalipin, i cili vendosi të heqë dorë nga Zvicra U-21.
Dalipi ka shkëlqyer në Superligën zvicerane. Deri tani nga ana e 20 vjeçarit janë pesë gola dhe nëntë asistime në 13 paraqitje. Dhe pse është mesfushor me tipare sulmuese, Vaduzi që e ka huazuar po e aktivizon në qendër të sulmit.

and then