“Gëzuar 2024! Përballje me banditët”, Jamarbër Malltezi uron familjarisht nga “arresti shtëpiak”

"Gëzuar 2024! Përballje me banditët", Jamarbër

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2024.

Nga shtëpia e tij, krah bashkëshortes, Argita Malltezit dhe fëmijëve të tyre, ai ka përcjellët urimet për këtë vit të ri, duke prezantuar kështu për herë të parë të gjithë anëtarët e familjes së tij.

“Gëzuar 2024! Përballje me banditët”, shkruan Malltezi.

Më 21 nëntor të këtij viti  Gjykata liroi nga burgu Jamarbër Malltezin, pasi ndryshoi masën e sigurisë në “arrest shtëpie”. Malltezi akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e Kompleksit Partizani.

Më herët Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kerkesen e Jamarbër Malltezit, i cili kërkoi kthimin e celularit, kompjuterave dhe disa dokumentave që iu sekuestruan në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Malltezi ka përfituar, sipas SPAK, 5.4 milionë euro apo rreth 7 miliardë lekë, me favorizimin e Berishës si kryeministër asoj kohe sa i takon kompleksit Partizani. Sipas akuzës, në bashkëpunim me Fatmir Bektashin, Malltezi është paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×