
Fluks rastesh në urgjencën e Kukësit. Rreth 52 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga ora 00:00 e deri në orën 10:00 në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit.
Ndihma mjekësore është dhënë për personat që kanë shfaqur probleme shëndetësore si helmimi, konsumimi i tepërt i alkoolit e deri tek rastet e hipertensionit, pohojnë mjekët e kësaj urgjence.
Gjithsesi rastet e mbërritjes në urgjencë janë trajtuar me përparësi e nuk ka pasur probleme të rënda shëndetësore.
Fatmirësisht në natën e ndërrimit të viteve në Kukës nuk janë shënuar incidente gjatë plasjes së fishekzjarrëve dhe kapsollave, ndonëse në sheshin kryesorë të qytetit të Kukësit nata e ndërrimit të viteve u përcoll me ndezjen e pa kontrolluar të fishekzjarrëve e kapsollave nga vetë qytetarët.
and then