Falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, Prokuroria Fier jep masa sigurimi për pesë punonjës policie

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 363/2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 pg.1 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e informacionit referues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Fier-Berat.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore që lidhen me natyrën e këtij procedimi, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u kërkua në gjykatë, marrja e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim E.M, D.V, E.B, V.Th dhe F.H., sepse ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto shtetas, në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm duke i përshtatur ato sipas kërkesave të kundërvajtësve.

Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Judiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr.62-2024-1035, datë 31.01.2024, është vendosur pranimi i kërkesës së prokurorisë dhe caktimi i masave të sigurimit për shtetasit me detyrë punonjës policie si më poshtë:

Caktimin ndaj shtetasit E.H, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit D.V, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit E.B, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit V.Th, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit F.H, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Në lidhje me këtë procedim, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier po vijohen hetime në dinamikë për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.

Prokuroria Fier mbetet plotësisht e fokusuar në luftën kundër veprave penale që lidhen me detyrën e funksionarve publike që abuzojnë me detyrën.

Arena e Lajmit

Falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, Prokuroria Fier jep masa sigurimi për pesë punonjës policie

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook