Me armën plot fishekë me vete, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pistoletë të mbushur me municion, të cilën e posedonte pa leje.

Operacioni është zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe është koduar “Shadow”, pas administrimit të një informacioni të siguruar gjatë punës operative për një person që lëvizte me armë zjarri.

Policia ndërhyri menjëherë në rrugën “Ndre Mjeda”, ku bëri të mundur ndalimin e 31-vjeçarit me inicialet D. S., banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, efektivët i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, së bashku me krehrin dhe 14 fishekë. Sipas Policisë, arma mbahej nga 31-vjeçari pa lejen përkatëse.

Në përfundim të operacionit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×